Duke parë situatën e fundit të krijuar me virusin korona në Maqedoni, sipas të gjitha gjasave ndeshja e shumëpritur Maqedoni – Kosovë do të luhet pa prezencën e publikut, shkruan Zyrtare.net

Deri në këto momente nuk ka ndonjë vendim përfundimtar. Portali Zyrtare.net nga burrimet brenda Federatës së futbollit të Maqedonisë mëson se zyrtarët e këtij institucioni po zhvillojnë konsultime me autoritetet kompetente dhe është duke e monitoruar situata por për vendim përfundimtar do të konsultohen me autoritet kompetnete siç është Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria.

Ndërkohë, UEFA është e duke shqyrtuar mundësinë e shtyrjes së të gjitha ndeshjeve të përfaqësueseve deri në muajin prill.