Përforcim të institucioneve të përfshira  në proceset zgjedhore,  demokratizim të brendshëm të partive politike dhe edukim të qytetarëve duhet  të mundësojë programi “Mbështetje e reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, e mbështetur nga Zvicra në vlerë prej 12 milion franga zvicerane, e cila do të zbatohet në vend në 10 vitet e ardhshme.

Memorandumin për bashkëpunim për mbështetje të reformave zgjedhore sot në Qeveri e nënshkruajtën kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadorja  zvicerane Sibil Suter Tehada  në emër të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Kryeministri Zaev pas nënshkrimit të dokumentit deklaroi se  reformimi i proceseve zgjedhore në pajtim me parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut është prioritet i Qeverisë, ndërsa qëllimi bazë i programit është zbatimi i zgjedhjeve demokratike dhe kredibile, të cilat do të mundësojnë pjesëmarrje politike të votuesve përmes zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre nga të cilat do të kërkohet llogaritje.

“Si Qeveri gjithmonë jemi të hapur për reforma serioze dhe thelbësore në procesin zgjedhor. Për ne është shumë e rëndësishme qytetarët të motivohen  të marrin pjesë  në procesin demokratik, të motivohen të votojnë  në zgjedhjet dhe të besojnë  në sistemin zgjedhor. Ne jemi të gatshëm t’i zbatojmë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR për përmirësim  të procesit zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në prill të vitit 2020. Duam të shkojmë gjithsesi edhe një hap më tutje,  sepse për ne zgjedhjet korrekte, demokratike dhe të lira janë standard të cilin tashmë e arritëm  në zgjedhjet presidenciale dhe lokale paraprake të mbajtura, por këtu nuk duhet të ndalemi”, tha Zaev.

Ai përkujtoi se kjo Qeveri është e hapur për debat të ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe vendosjes së një njësie zgjedhore, listat e hapura dhe sistemi i cili do të mundësojë  përfaqësim më të madh  të qytetarëve në Parlament dhe motivim më të madh për pjesëmarrje në zgjedhje. E nxisin dhe inkurajojnë, tha,  edhe debatin për 50-50 përfaqësim të barabartë të të dy gjinive në listat zgjedhore,  që një pjesë e partive politike  në shtet tashmë  do ta zbatojnë këtë model, dhe  përfaqësimi i barabartë  të bëhet me zgjidhje sistematike.

I rëndësishëm është demokratizimi i partive politike,  i cili për ne është nga vlera thelbësore drejt rrugës për demokratizim të shoqërisë dhe shtetit me qëllim të veçantë – kthim i politikës te qytetarët dhe hapje e  politikës  si mundësi për secilin.

Para nesh janë të rëndësishme zgjedhjet në prill të vitit 2020,  të cilat do ta përcaktojnë  rrugën e mëtutjeshme  të shtetit dhe të cilat do ta konfirmojnë Maqedoninë e Veriut si shembull të shkëlqyer për zgjedhjet korrekte dhe demokratike në tre vitet e fundit. I falënderohemi ambasadës zvicerane e cila me këtë projekt  ka hapur mundësi për  reformë dhjetë vjeçare të sistemit zgjedhor i cili i përfshin të gjitha institucionet e rëndësishme, të gjitha  partitë politike dhe të gjithë faktorët e rëndësishëm nga shoqëria qytetare. Projekt të tillë gjithëpërfshirës  nuk kemi pasur dhe  ai në mënyrë të pashmangshme do të ketë efekte  pozitive dhe politike serioze në vendin tonë.

Ambasadorja Suter Tehada tha se kjo është edhe një mbështetje e madhe për menaxhimin  demokratik, për demokratizimin e Maqedonisë së Veriut, sepse duan ta përforcojnë, ta përmirësojnë  tërë procesin e zgjedhjeve.

“Projekti do të zbatohet nga IFES, së bashku me Këshillin rinor  kombëtar. Ne duam të rinjtë t’i inkuadrojmë në politikë, t’i mbajmë t’i informojmë që ta dinë se partitë politike duhet të përgjigjen para tyre dhe ta dinë se çka do të thotë ajo për to. Duam të jenë aktiv në mbështetjen  e procesit zgjedhor. Dëshiroj që ky projekt në 10 vitet e fundit të bëjë ndonjë dallim, sepse Zvicra është shumë aktive  në demokratizimin e këtij vendi”, tha ambasadorja Suter Tehada.