Nga ”Eskili ky humbës i madh” tashmë kemi Sela ky humbës i tillë. Ai humbi sërish me një parti tjetër bashkë. Por kjo justifikohet disi.Ajo që nuk përpihet dot tek një lider partie është humbja në zonën nga vjen ai. Aty mbaron cdo gjë pavarësisht se do që të dukesh lider ” përmasash”.Sela humbi sërish zgjedhjet por poashtu sërish humbi në Strugën e tij.Midis tij dhe qytetit ka dicka që nuk shkon ose më saktë Sela me Strugën nuk shkojnë më bashkë. Ka dicka atje që njerëzit në mënyrë serike e dënojnë atë politikisht.Misterin e kësaj e dijnë më mirë ata sepse votuesi shqiptarë është shumë i mencur informon ts.

Sela dhe Struga ka dicka që i ndan në dënimet serike që ata i bëjnë përmes votës dhe ai mundohet të gjejë terrene tjera fitoresh, atje ku njerëzve ua ka shpërlarë trurin se po vjen një lider i madh shqiptar .Në fakt ai nuk vjen prej kohësh sepse Sela në politikë është kaq gjatë duke luajtur lojën e tij me të tjerët që bëhet bashkë vetëm në cikle zgjedhore dhe më pas i flakë tej.

Sela në fakt kurrë nuk e ka fituar Strugën sepse atë ia kanë fituar të tjerët .Që kur u bë kryetar komune me emblemën e PDSH-së ishte BDI që i dha krahë dhe e solli për katër vite të qeveriste një qytet perlë.Por ai e humbi atë dhe rrugët pastaj u ndanë me vendin e tij të origjinës. Sela i fton për mobilizime të tjerët por nuk i mobilizon dot njerëzit e qytetit të tij që e dënojnë pareshtur .E dënojnë “liderin” e madh shqiptar që doli dhe tha ”fituam” njëjtë si në partinë e dikurshme ku ishte kur festonin fitoret e paqena,fitoret që nuk i pa asnjeri.
Sela dhe Struga janë ndarë përgjithmonë tashmë dhe vetëm ai ka të ngjarë të dijë përgjigjen dhe të zbërthejë këtë enigmë .Sela e di të vërtetën përse Struga po e dënon parreshtur atë dhe kërkon fitoret gjetkë .Kur nuk të do i yti, i huaji nuk të do kurrë më tepër.ts