Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe Sekretari Gjeneral Arben Taravari  vizituan sot të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, ku u shoqëruan edhe nga disa mjekë nga Departamenti i Shëndetësisë pranë ASH-së.

Kryetari Ziadin Sela shprehi ngushëllimet e tij për viktimat nga tërmeti dhe gjithashtu vizitoi familjet të cilët kanë mbetur pa strehë.

Departamenti i Shëndetësisë nga Aleanca për Shqiptarët disa ditë është duke qëndruar pranë të prekurve nga tërmeti. Gjithashtu dhe FRASH ka marrë aksion humanitar për grumbullimin e ndihmave të nevojshme.

Video Player

Video Player

Video Player