Mbrëmjen e djeshme ishte puntata e fundit të emisionit “Shiko Kush LUAN” për këtë sezon të tretë.

Si çdo të shtunë, pati shumë argëtim, humor, muzikë dhe lojëra të shumta.

Gjithshtu pati edhe shumë deklarata të forta nga të ftuarit. Por deklaratën me të “nxehtë” e ka bërë këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.

Në sfidën “Ndajë ose zhvishu”, Luana duhej që të tregonte kur emisioni do të rikthehej sërish në ekran ndryshe dënimi ishte që të zhvishte një rrobë nga ato që kishte veshur. Fillimisht moderatorja bukuroshe nuk ka dashur që të tregojë, ndërsa Fifi s’ka pranuar që të zhvishet në vendin e saj.

Luana Vjollca: Pyetja është: Na thuaj sot a do të kemi një sezon të katërt të ‘Shiko kush Luan’?

Rezart Veleshnja: Ose zhvish Fifin një nga të dyja.

Fifi: Jo, jo Fifi është pa brekë.

Rezart Veleshnja: Ua çfarë deklaratë, ky emision do të transmetohet pas orës 12 në Channel X

Luana Vjollca: Do të rikthehemi në Shtator ndërsa me mua do të shihemi brenda një muaji në një projekt të ri.