Sot kisha mundësinë që Sekretares së përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal znj.Majlinda Bregu t’i shpreh falënderimet e mia të sinqerta për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Bashkë me znj.Bregu vlerësuam se bashkëpunimi rajonal është thelbësor sa i takon integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe që nevojiten rezultate të dukshme në këtë plan, që është një parakusht i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.