Shkupjani Ali Fevzi është berber. Ai pothuajse çdo ditë zgjohet nga ora 7.30 e mëngjesit, shkon nëpër markete blen gjëra ushqimore me para të veta dhe furnizon familjet që kanë nevojë në këtë kohë krize.

Aliu gjatë një ditë ndihmon me ushqime 20 deri 30 familje me nevojë. Ai shton se në këtë iniciativë i ndihmojnë edhe njerëz bamirës të tjerë. Ai bën thirrje që secili që ka mundësi, në forma të ndryshme të ndihmojnë familjet e varfra, përcjell kronika e TV21.

“Gjëja më e rëndësishme në këtë dite krize është që të mos presim vetëm shteti të na ndihmojë, por mundemi që edhe vetë të vetëdijesohemi, të ndihmojmë pak edhe ne njëri-tjetrin, të shohim nëse fqiu është i uritur ose i sëmurë që ta ndihmojmë”, tha Ali Fevzi, bamirës.

Virusi thotë se të gjithë jemi njësoj pa dallim feje, kombi, të pasur ose të varfër.

“Tani askush nuk fotografohet nëpër restorante dhe kafene që të tregoje se çka po pi ose ha, tani në shtëpi askush nuk tregon se ha makarona ose vezë të fërguara. Edhe i pasuri tani rri në shtëpi dhe respekton rregullat”, tha Ali Fevzi, bamirës.