Koronavirusi është shndërruar në kryefjalën e këtyre javëve të fundit, pasi u ka marrë jetën afro 19 mijë personave në të gjithë botën dhe ka infektuar mbi 400 mijë të tjerë.

Frika ndaj koronavirusit tashmë është diçka normale, pasi ai nuk kursen askënd, qofshin të pasur apo të varfër, besimtarë apo ateistë, europianë apo aziatikë etj.

Duket se edhe presidenti amerikan, Donald Trump i trembet koronavirusit.

Kjo gjë mund të provohet edhe nga një video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale.

Gjatë një konference për shtyp, koordinatorja e grupit të punës për Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë, Deborah Birx, ndër të tjera tregoi se kishte pasur ethe.

Ajo tha:

Të shtunën kam pasur pak ethe.”

Menjëherë pasi ajo zbuloi këtë fakt, presidenti Trump reagoi në mënyrë të papritur, duke u distancuar menjëherë prej saj. Megjithatë, kjo ishte në kuadrin e një shakaje, pasi presidenti amerikan u afrua sërish.

Më pas Birx tha se bëri testin e koronavirusit dhe rezultoi negative.

BurimiBBC|Përktheu dhe Përshtati: SHSH