Funksionari i BDI-së, Musa Ibrahimi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thumbuar kreun e LSDM-së, pas paraqitjeve të fundit të tij në media se do të angazhohet për një qeveri që nuk do të ketë vend për njerëz të korruptuar.

Ai në statusin e tij thotë se Zaev tashmë ka shkuar në histori.

“Ai që u tha Shqiptarëve,ne vredat 5 paricki,shkoi në histori populli jonë thot; u bo për ramet, kurse populli maqedon do e mban mend dhe do e njeh si tradhtarin më të madh të kombit të tyre gjatë tër historis të Maqedonis së Veriut tash më. 👋🏻👋🏻”, ka shkruar Ibrahimi.