Maqedonia e Veriut sot është kampione në reforma në politikën energjetike, sipas raportit zyrtar të Bashkësisë energjetike, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

“Thekson se reformat në politikën energjetike të Maqedonisë janë shpallur kampione për shkak se çmimi i energjisë elektrike nuk është rritur më, është kthyer tarifa e lirë, është rritur prodhimtaria vendore, EEM ka fitim prej 80 milionë eurove, mjete që investohen në nevojat e qytetarëve, çmimi për kyçjen e orëve matëse është ulur nga 500 në 370 euro, është ulur çmimi i ngrohjes qendrore…

“Sot, kemi çmim më të ulët të energjisë elektrike në Evropë. Nga viti 2006 deri në vitin 2016 VMRO-DPMNE e ka rritur çmimin e energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët për 100 për qind. LSDM-ja e ka ulur dhe stabilizuar çmimin e energjisë”, thekson Zaev.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE ishte kundër kthimit të tarifës së lirë dhe pohuan se kështu do të shtrenjtohej energjia. Ja, theksoi, dy vite më vonë, kemi tarifë të lirë dhe çmim të ulët dhe stabil të energjisë elektrike.

Theksoi se vijon gazifikimi intensiv i Maqedonisë së Veriut. “Janë instaluar 101 km gypa për gaz në kuadër të rrjetit primar të akseve Negotinë – Manastir dhe Shkup – Tetovë – Gostivar. Shkalla e realizimit arrin 74 për qind. Sot kanë përfunduar tërësisht procedurat administrative për interkoneksionin për gaz me Greqinë. Për këtë kemi marrë grant evropian prej 13 milionë eurove. Mickoski dhe Gruevski, 11 vite insistuan në varësi të plotë nga gazi rus”, thotë Zaev.