Prokurori shtetëror publik është ai i cili mund ta kërkojë  dhe ta kumtojë informacionin për atë se si janë ndarë shpërblimet në PSP, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në  pyetjen e gazetarëve.

Ai sqaroi se sipas informacioneve të tij  nga ndjekja e realizimit të buxhetit dhe ribalancin e ri,  nuk shpenzohen çdo vit 228 milion denarë, mjete të parashikuara të cilat me ligj janë përcaktuar për PSP-në.

“Të gjithë e dimë se prokurorët special publik marrin pagë më të lartë për 300-500 euro,  nuk e di sa është më e lartë paga nga  prokurorët tjerë publik për shkak të asaj që me seriozitet e ndërmorën edhe përgjegjësinë  dhe përmes të dhënave për ruajtjen e vetë materialeve të cilat sjellin përgjegjësi të tyre plotësuese në tërë atë pjesë. Nuk do të lejoj të hidhet poshtë njolla negative ndaj prokurorëve publik. Ekziston hetim  për prokuror publik special shtetëror,  por për të tjerët nuk është korrekte dhe duhet të pyetet t’i tregojnë të gjitha detajet dhe tërë analizën se cila është ajo pjesë që është pranuar si kompensim në pjesën e shtesës,  për siguri të  materialeve për seriozitet ose për besueshmëri, dhe cila është neto paga nominale e vërtetë të cilën e kanë marrë  prokurorët special publik”; thotë kryeministri Zaev pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me ambasadoren zvicerane Sibil Suter Tehada për Projektin për mbështetje të reformave zgjedhore.

Pas asaj që thotë,  ai e ka shqyrtuar  në tërë këtë periudhë  nëse ndonjë prokuror publik në shtet merr mijëra euro pagë, prokurorët special kanë marrë  1.300 euro,  ndërsa  plotësim i asaj janë të dhënat  të cilat i kanë marrë për besueshmëri, për siguri, për ruajtje të vetë materialeve ndërsa ç’farë përcaktohet me ligj  shpërndahet.

“Por me siguri shifrat janë larg më të vogla nga ajo që Antonio Milloshoski spekulon ose  njerëz tjerë të caktuar. Ju lutem në emër të profesionalizmit t’i kërkoni informatat në pjesën e vetë institucionit, atje mund t’u japin informata të sakta direkte për shkak të asaj që bëhet fjalë për para publike. Me siguri  atje edhe shërbimi  i cili ekziston  mund të japë informata. Në fund, përgjegjësia përmes vetë ligjit është zbatuar, përkatësisht lëndët kanë të ardhme të tyre. Prokurori publik shtetëror mund ta kërkojë  informacionin dhe ta japë. Nuk do të ishte e ngjashme  unë si kryeministër  të kërkoj informacion të saktë ose ngjashëm  sepse bëhet fjalë për PP-në,  por mund t’u japin  informacion të saktë për të gjithë”, thotë kryeministri Zoran Zaev.