Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të marrë pjesë në Akademinë solemne që do të mbahet sonte në Teatrin Popullor në Sarajevë, ku është paralajmëruar t’i ndahet çmimi ndërkombëtar “Isa Beg Isakoviq”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Kryeministrit Zaev në Sarajevë do t’i bashkëngjiten nënkryetari i Kuvendit të RMV-së, Zekir Ramçilloviq, kryetari i ASHAM, Taki Fiti, deputeti i Kuvendit Ferid Muhiq dhe zëvendësministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Nexhad Mehmedoviq.

Akademinë solemne e organizon Shoqata “Klepsirda” në të cilën marrin pjesë përfaqësues eminentë të komunitetit akademik në Bosnjë e Hercegovinë.

Në këtë Akademi solemne kryeministri Zoran Zaev do të mbajë fjalim ndërsa në ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrja e një numri të madh mysafirësh nga vendi dhe më gjerë, diplomatë, akademikë, personalitete nga jeta shoqëroro – politike e Bosnjë e Hercegovinës.