Kryeministri Zoran Zaev sot do të flasë në sesionin e fundit të Forumit të katërt rajonal për liderë të rinj, në sesionin e titulluar “Ballkani Perëndimor në vitin 2030 – vizione, dëshira, realitete”, që po mbahet në Novi Sad. Në sesion do të flasë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Gjatë vizitës në Novi Sad, Zaev do të realizojë takim bilateral me kryeministren serbe Bërnabiq.

Përveç Zaev dhe Bërnabiq, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, në Forum do të flasin edhe zëvendës sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Tanja Mishçeviq, sekretari i përgjithshëm i Zyres rajonale për bashkëpunim rinor, Gjuro Blanusha dhe profesori për marrëdhënie ndërkombëtare në Fakultetin për shkenca politike në Zagreb, dr. Dejan Joviq.

Fjalim në forum dje pati edhe presidenti Stevo Pendarovski në panelin presidencial “Fjalimi i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantim i dialogut politik para mijëvjeçarëve”.