Jemi të gatshëm të hedhim hapin dhe të finalizojmë marrëveshjen kolektive me Sindikatën e kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit, por është e nevojshme të bëhet një shpërndarje e drejtë, normativa, klasifikim, nivelim dhe barazimi i vendeve të punës, porositi sot kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjeje deputetesh.

“Jemi të gatshëm për ta arritur, ne kemi projektuar për këtë edhe mjete buxhetore. Me të vërtet për një kohë të caktuar ishte humbur, prisnim ndryshimin e ministrave, tani jemi pothuajse në fund, besoj se mund të arrihet një marrëveshje kolektive, por duhet të bëhet një shpërndarje e drejtë, normativa, klasifikimi, nivelimi dhe barazimi i punëve të përshtatshme”, u shpreh Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes nga deputetja nga VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova.

SKRMV paraprakisht sot lajmëroi grevë nga data 16-të muajin e ardhshëm derisa, siç kumtoi në afat më të shkurtër negociatat për marrëveshjen kolektive nuk finalizohen dhe ai nuk nënshkruhet me detyrim për ta zbatuar plotësisht atë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Kemi kohë deri në fund të vitit, nëse të gjitha gjërat janë harmonizuar, nivelohen vetëm pagat dhe përputhen zonat dhe profilet, në pajtueshmëri të peshës së punës. Atëherë do të kemi standardizim të drejtë dhe vetë mjetet financiare do të paguhen në muajin shkurt, me pagën e janarit”, u shpreh sot Zaev.

Theksoi që patjetër duhet të bëhet nivelimi dhe më pas ajo të krahasohet me strukturat dhe profilet e tjera në vetë ministritë.

“Me marrëveshjen kolektive do të përputhen të gjitha liritë dhe të drejtat për paga, por këtu ku nuk është e drejtë do i mbyllim sytë, nuk guxon të mbyllim sytë për barazinë. Punonjësi në fushën e kulturës në mes të dimrit merr pagë më të lartë se mësuesi në të mesmen dhe kjo nuk mund të arsyetohet”, u shpreh Zaev.

Deputetja Manaskova i kërkoi kryeministrit të thoshte nëse do të nënshkruante marrëveshjen kolektive, konkretisht duke iu përgjigjur “po” ose “jo”.

Si të paarsyeshme e konsideron sqarimin e tij se do të ketë pakënaqësi në sektorët e tjerë dhe theksoi se për shembull pse nuk ka pakënaqësi nga të punësuarit me shkollim të mesëm në MEPSO dhe Agjencinë e Aviacionit Civil ata marrin paga nga 500 euro.

Nga Këshilli i Sindikatës njoftojnë që arsyeja për aktivizimin e grevës është për shkak mos gjetjes dhe për ata është e paarsyeshme stopimi i punës të grupit parlamentar për përgatitjen e propozimit për marrëveshje kolektive.

“10 ditët e fundit grupi parlamentar për marrëveshje kolektive në Ministrinë e Kulturës nuk është aktiv, në fakt puna është ndalur pa asnjë bazë nga ana e Ministrisë. Si sindikatë e përfshirë drejtpërdrejt në negociatat, ditët e kaluar jemi përpjekur të zbulojmë arsyet e ngadalësimit të tillë, veçanërisht në një kohë kur propozim marrëveshja kolektive duhej të finalizohej dhe të hidhej në debat publik. Ne kemi dërguar disa letra duke kërkuar nga më shumë persona zyrtarë që të rifillojnë punën, por ende nuk kemi asnjë përgjigje nga kabineti i ministrit Hysni Ismaili ose zëvendësi i tij Vladimir Llazovski”, thuhet në kumtesë.

Nga Sindikata kërkojnë që Ministria e Kulturës të përgjigjet publikisht pse është pezulluar puna e grupeve punuese për marrëveshjen kolektive, pse nuk është aktivizuar përkundër të gjitha ankesave dhe nëse është akoma në gjendje të nënshkruajë marrëveshjen kolektive për tu zbatuar nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Të rikujtojmë, punonjësit e kulturës nuk kërkojnë ngritje, por rregullim të pagave dhe valorizim të barabartë të punës në bazë të marrëveshjes kolektive që Ministria, me këtë edhe shteti, u ka borxh atyre për 15 vjet”, shtuan nga Sindikata.

Sindikata e Kulturës zhvilloi një marshim protestues më 8 tetor të këtij viti duke kërkuar që të nënshkruhet marrëveshja kolektive.