Kryeministri Zoran Zaev në konferencën “NATO-ja angazhohet”, porositi se Maqedonia e Veriut, e cila në muajt e ardhshëm duhet të bëhet anëtare me të drejtë të plotë në Aleancë, do ta arrijë shkallën prej dy për qind të BPV-së për mbrojtje në vitin 2024 ndërsa ndoshta edhe më herët.

“Në dy vite e gjysmë të fundit e dyfishuam shpenzimin për mbrojtjen, prej 0,8 për qind tani jemi në 1,4 për qind dhe qëllimi ynë është të arrijmë dy për qind në vitin 2024, ndërsa do ta arrijmë shkallën edhe më herët”, deklaroi Zaev në konferencën.

Kryeministri përkujtoi se Maqedonia e Veriut ende nuk është anëtare me të drejtë të plotë dhe se rritja e shkallës buxhetore për mbrojtje filloi para dy viteve e gjysmë.

Një numër i madh i vendeve evropiane anëtare të NATO-s, duke e përfshirë Gjermaninë dhe Francën ende nuk shpenzojnë dy për qind nga buxheti i tyre për mbrojtjen, që shkaktoi tensione të mëdha me SHBA-në dhe presidentin Donald Tramp.

I pyetur nëse është i brengosur që vendi i tij anëtarësohet në Aleancën Veriatlantike në momentin  kur disa vende anëtare e marrin parasysh të ardhmen e saj, Zaev potencoi se bëhet fjalë për “debat politik”.

“Asnjë vend-anëtar nuk duhet të harojë  pse NATO-ja është Aleanca më e madhe, e ruan paqen dhe stabilitetin,  do të ketë debate të brendshme, duhet të ketë reforma, duhet të jemi të gatshëm, nuk besoj se diçka e tmerrshme do të ndodh, se ndonjë vend do ta braktisë”, tha kryeministri duke shtuar se  “duhet të ketë debate, bisedat e rënda mund të jenë të lehta  nëse ka vizion të qartë”.

Zaev e ka ndarë panelin me  presidentin polak, Andzhej Duda,  vendi i të cilit gjendet  në pozitë delikate për shkak të tensioneve mes Francës dhe Turqisë. Ndërsa presidenti francez, Emanuel Makron, sugjeron “ngrohje” të marrëdhënieve me Rusinë, presidenti turk u kërcënua se do ta pengojë veprimin e Aleancës  në Baltik  nëse NATO-ja nuk i pranon grupet ushtarake kurde si terroristë.

Duda, megjithatë, theksoi se NATO-ja, si aleat pothuajse i tridhjetë vendeve është “fushë e madhe e debateve” dhe paralajmëroi se do të takohet me Rexhep Taip Erdogan nesër me të cilin do të mundohet të gjejë kompromis.

I pyetur  nëse pajtohet se NATO-ja është aleancë “pa interes”, shefi i shtetit polak  fuqishëm kundërshtohet në këtë vlerësim.

“Shikoni në tridhjetë vitet e fundit, vitet e 90-ta, NATO-ja nuk ka ekzistuar,  kujtoheni në diçka që është e lidhur me NATO-n në vitet e nëntëdhjeta?. Jo tha Andzhej Duda.

NATO, tha u tregua  gjatë invazionit të Gjerorgjisë  nga ana e Rusisë  në vitin 2008, si dhe të Krimesë dhe një pjesë të Ukrainës në vitin 2014.

“Megjithatë,  nuk shoh problem,  mund të bisedojmë,  besoj në politikën e 360 shkallëve”, tha presidenti polak. Ai thotë se  është i vetëdijshëm  që kërcënimi  nuk vjen vetëm nga Rusia në lindje,  por që Perëndimi përballet  me kërcënim nga jugu dhe lindja e afërt,  për atë thotë ai,  ndajmë dy për qind të BPV-së për mbrojtjen.