Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili, ish reprezentues i Zvicrës, e ka shpëtuar nga humbja ekipin e Bologna-s, e cila si vendas barazoi me rezultat 2:2 me Parmën.

Në minutën e 90+5, Xhemaili brenda 16-shit, nga rreth 12 me një goditje të fuqishme e dërgon topin pothuajse në mes të portës dhe në pjesën e epërme, 2:2.

Për Bologna-n shënuan Palacio (40′) e Xhemaili (90+5′) dhe për Parmën Kulusevski (17′) e Iacoponi (71′). Xhemaili mbajti shiritin e kapitenit dhe luajti titullar.

Pas 13 jave në Serie A Parma renditet në vend të tetë me 18 pikë, ka pesë më shumë se Bologna në pozitën 15-të.

MEDIAL.mk