Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot u dërgoi telegram ngushëllimi institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për viktimat nga tërmeti dhe familjet e tyre të afërta.

“Tronditja e natës së kaluar që u ndje edhe në vendin tonë, ka qenë vetëm fillimi i tronditjeve që në mënyrë të njëpasnjëshme akoma e lëkundin Republikën e Shqipërisë vëllazërore, Tiranën, Durrësin, Thumanën… Jam i prekur thellë dhe shpreh ngushëllime të sinqerta për viktimat e kësaj fatkeqësie, dhe ndaj familjarëve të afërm të tyre. Në të njëjtën kohë, me mendime, shpresë dhe dëshirë që numri i viktimave mos rritet, të lënduarit të jenë me pasoja sa më të vogla shëndetësore dhe shërim të shpejtë”, ka shkruar Xhaferi në telegram.

Me këtë rast të trishtueshëm, siç thekson Xhaferi,  kur natyra në mënyrën e saj më të drejtpërdrejtë e demonstron forcën e saj të paparashikueshme dhe e vë në sprovë durimin, solidaritetin dhe bashkëndjesinë për të afërmin tonë, për fqinjin dhe për njerëzimin në përgjithësi, uroj që të gjithë të shtrojmë dorën e ndihmës, mendimet e sinqerta të përkrahjes dhe guximin që të shikojmë përpara edhe kur jemi në gjendjen më të pikëlluar dhe të rikuperohemi edhe më të bashkuar