Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri i ftuar në emisionin e sontëm “Rruga drejt” në Alsat , thotë se ‘Përderisa merr frymë Ali Ahmeti, nuk e zëvendëson askush atë si lider!

Këtë pergjigje ai e dha pasi u pyet nëse synon kreun e BDI-së.

Ali Ahmeti prej themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim është në krye të këtij subjekti. Ai deri më tani nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të largohet nga kjo pozitë.