Ish-kandidati për kryetar të Komisionit Evropian dhe një nga politikanët më me ndikim në BE, Manfred Weber, kërkoi nga Brukseli që nga Samiti i dhjetorit të caktojë nisje të bisedimeve për Maqedoninë e Veriut.

Në Parlamentin Evropian, ai gjatë diskutimeve Parlamentin Evropian në Strasburg ju bëri thirrje liderëve të Qeverive të BE-së ta përmirësojnë gabimin ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë.

“Është e palejuar, nga njëra anë vazhdojnë negociatat me Turqinë, ndërsa në anën tjetër, Maqedonisë së Veriut i thuhet se nuk mund të jetë pjesë e BE-së. Është çmenduri”, tha Weber.