Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka nisur një skuadër speciale për emergjenca drejt Shqipërisë për t’iu dalë në ndihmë banorëve atje pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 shkallësh, shkruan Gazeta Express.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një njoftim në twitter, duke treguar për telefonatën që kishte marrë nga presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Përveç Serbisë, skuadra speciale drejt Durrësit ka nisur edhe Mali i Zi.

“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë Vuçiq ka shprehur ngushëllime për viktimat , duke thënë se ndjehet i trishtuar nga pamjet e qytetit të Durrësit.