LSDM në panikë nga humbja e pashmangshme promovon gjuhë të urrejtjes dhe antisemitizëm. Sulmet të funskionarëve të LSDM-së ndaj Ministres për Punë dhe politikë sociale, Rashela Mizrahi, në bazë fetare dhe nacionale sepse është hebreje, është shembull eklatant i gjuhës së urrejtjes, reagojnë sot nga partia VMRO-DPMNE, transmeton Zhurnal.

“Mersiha Smailoviq, anëtare e Komisionit për punë dhe politikë sociale në LSDM, në stilin e nacistëve të Hitlerit, ftoi që Rashela Mizrahi të shënohet me yll të davidit sepse është hebreje. LSDM fton të shënohen dhe linçohenn hebrejet maqedonas si Rashela Mizrahi. Aktivistja e të ashtuquajturës revolucioni laraman Vidana Boshkova Micevska në stilin e Smailoviq e quajti VMRO-DPMNE-në si parti fashiste, ndërsa Rashela Mizrahi, hebre e cila bashkëpunon me nacistët”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti mes tjerash thonë se kjo gjuhë e urrejtes në rrjetet sociale i pelqeu këshilltarit të Zaevit, Zoran Bojarovski i cili paguhet me para të popullit dhe mbështetë antisemitizëm dhe gjuhë të urrejtes mes qytetarëve.