Ministria për punë dhe politikë sociale sot u bëri thirrje qytetarëve në tejkalimin e paragjykimeve, me qëllim që të gjithë të punojmë në të mirë të fëmijëve

Me qëllim që t’i mbrojmë nga urrejtja që po shprehet ndaj tyre, MPPS tha se fëmijët përkohësisht fëmijët janë dislokuar nga shtëpia grupore për shkak të protestës së banorëve, dhe të njejtët do të kthehen pas përfundimit të protestës.

“Me të vërtetë më vjen keq që pjesë e shoqërisë tonë ende nuk është e pjekur që të kujdeset dhe të pranojë fëmijët të cilët nuk kishin fat në jetë. Ne kujdesemi për secilin fëmijë në shtet. Nuk duam që minorenet të dëgjojnë urrejtjen dhe mllefin ndaj tyre, dhe prandaj deri sa të zgjasin protestat, fëmijët janë dërguar në një lokacion tjetër dhe më pas do të kthehen sërish në këtë shtëpi”, tha drejtoresha e institucionit të transformuar “25Maj” dhe “Ranka Milanoviq”, Violeta Masevska Paliq.

Ajo shtoi se fëmijët pyesin se pse askush nuk i do.

Ndërsa nga ana tjetër banorët e mbledhur para kësaj shtëpie ankoheshin se në orët e mbrëmjes fëmijët kanë shëtitur nëpër shtëpi dhe kanë bërë probleme, duke shtuar se ata tërë kohen ju kërkojnë duhan dhe alkool, si dhe bëjnë dëm në prona të patundura.

Drejtoresha Masevska Paliq, e mohon këtë akuzë duke thënë se në këtë shtëpi janë vetëm tre fëmijë që janë tërë kohën nën mbikëqyrje dhe se në këtë institucion dhe në MPB nuk janë adresuar këto ankesa të cilat i përmendin banorët.

Ndryshe, tre fëmijë nga ish institucioni “Ranka Milovanoviq” janë vendosur në shtëpinë grupore në Vizbeg, të cilët kanë mbikëqyrje 24 orëshe nga persona profesional. Nga MPPS thonë se këtu ata për herë të parë janë në shtëpi të ngrohtë dhe nën kujdesje e cila u ka munguar tërë jetën. Disa javë para se fëmijët të vijnë këtu, janë njoftuar banorët, njoftojnë nga MPPS dhe thotë se peticionin e ka pranuar nga banorët dhe i është përgjigjur menjëherë, kështu duke u takuar me ata.