Mirëprita me ndjenjën e krenarisë disa nga anëtarët e Shoqatës së Zjarrëfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” nga Çairi, të cilët ishin ndër heronjtë e aksioneve të shpëtimit në rajonin e goditur nga tërmeti në Shqipëri që në momentet e para të fatkeqësisë drithëruese.

Dëshmova mbi guximin e tyre në Durrës ku ishim sëbashku në ndihmë të bashkëkombasve tanë dhe mbi madhështinë e profesionit të tyre human.