Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu thotë se Zeqirja Ibrahimi po bën PR kur thotë që gjërat i ka realizuar Shilegovi.

Ganiu shtoi se Ibrahimi është ekspert për të bërë PR.

“Çdo gjë që nuk është realizuar dhe e kam premtuar me Qytetin e Shkupit, ma gjuan në aspektin negativ ti nuk e ke realizuar. Aty ku realizohet, Shilegovi e ka bërë. Nëse nuk e ka bërë Shilegovi e kam bërë unë në fund është në gjendje me thënë që mjeshtrit e kanë bërë por vetëm Visari nuk e ka bërë. Këto janë PR, është profesionist për atë punë. Për PR me bë është ekspertë”, tha Visar Ganiu.