Ministrja e financave Nina Angellovska, ka njoftuar sot për ndryshime të reja të ligjit për TVSH me të cilat shfuqizohet fletëvërtetimet si dokument shoqërues I llogarisë fiskale për vërtetim të shpenzimeve në vlerë deri më 6000 denarë. Me këtë ndryshim obliguesit tatimor, për të shfrytëzuar të drejtën e kthimit të TVSH-së në vlerë deri më 6000 denarë, nuk duhet të posedojnë fletë dëshmi. Angellovska tha se në këto raste mjafton vetëm llogari fiskale në të cilën qëndron edhe prodhimi edhe shuma e shpenzuar për të njëjtin.
Nina Angellovska
“Në shumë shtete të zhvilluara por edhe në rajon ky dokument është hequr dhe nuk shfrytëzohet. Bota shpejtë ndryshon, flasim për dëshmi elektronike në vendet e zhvilluara, flasim për ambient pa letër dhe patjetër edhe ne edhe administrate jonë ta ndjekin këtë që të mund ta lehtësojmë më shumë dhe më shumë punën e kompanive dhe ta përmirësojmë rrethin afarist. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e mozaikut të ndryshimeve dhe lehtësimeve në përmirësimin e ambientit afarist dhe në lehtësimin e barrës administrative edhe nga ana e kompanive, dhe për lirimin e resurseve të administratës tatimore. Siç e dini prioritet e kemi luftën kundër ekonomisë gri dhe në këtë mënyrë administrate do të shfrytëzohet atje ku është e nevojshme”
Angellovska potencoi se kjo masë është në drejtim edhe të mbrojtjes së ambientit jetësor, nëse merret parasyshë fakti se shpenzimi më i vogël I letrës do të ndikojë edhe në zvogëlimin e sasisë së drunjve të prerë. Përveç kësaj, numri një i financave në vend njoftoi sot se me ndryshimet e ligjit ngritet edhe pragu për TVSH nga 1 në 2 milion denarë.
Nina Angellovska
“Do të doja të theksoj se misioni teknik i Fondit monetar ndërkombëtar e ka përshëndetur këtë zgjidhje edhe nga ana e tyre, sepse është në drejtim të lehtësimit të resurseve të administratës tatimore në procedurat e kompanive të vogla dhe të mesme”

Këtë vendim e kanë përshëndetur edhe përfaqësues të sektorit privat të cilët thanë se bëhej fjalë për procedura të panevojshme të cilat e kanë ngarkuar punën e tyre.

Arben Zeqiri /SHENJA/