Muhamed Kuka, veterani i njohur i UÇK-së i cili është pjesë pothuajse e çdo proteste iu është bashkuar kërkimit nën rrënoja në Shqipëri.

Nga tërmetet e fuqishme që kanë goditur Shqipërinë kanë mbetur të vdekur 21 persona, mbi 600 janë të lënduar dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, shkruan lajmi.net.

E për t’i kontribuar kërkimeve atje sado pak ka arritur edhe veterani i njohur i UÇK-së i cili pothuajse gjithmonë shihet me uniformë të UÇK-së dhe flamurin Kuq e Zi.