Në Qendrën tregtare në Koçan sot rreth mesditës një burrë i moshës 40-vjeçare ia ka vënë flakën vetes.

Sipas informacioneve të dëshmitarëve okularë, personi është lyer me karburant dhe më pas e ka nxjerrë çakmakun dhe ia ka vënë flakën vetes. Kalimtarët dhe qytetarët menjëherë kanë tentuar t’i ndihmojnë dhe ta shuajnë zjarrin, duke përdorur aparate zjarrfikëse nga dyqanet fqinje.

Janë thirrur edhe ekipet e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve dhe të Ndihmës Mjekësore Emergjente, me ç’rast personi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan.

Nga Spitali konfirmuan se i lënduari ka marrë djegie të rënda dhe për shkak të seriozitetit të gjendjes shëndetësore me urgjencë është transferuar në klinikat në Shkup. shkurtshqip