Ballina MAGAZINA “Vera nuk ka mbaruar ende”, Rina Balaj vjen provokuese nga bregdeti

“Vera nuk ka mbaruar ende”, Rina Balaj vjen provokuese nga bregdeti

Ajo është ndër më të dashurat për publikun shqiptar, pasi përçon energji negative me paraqitjet e saj.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Rina Balaj, e cila komentohet tej mase për secilën lëvizje të mundshme.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare ka mahnitur me pozat atraktive.

E veshur me një palë bikini me lule shumë-ngjyrëshe, ajo në rend të parë ka vënë linjat e bujshme trupore.

“Vera nuk ka mbaruar ende”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Rina përpos pozave dhe fotografive të ndryshme pëlqehet edhe për projektet muzikore, të cilat kanë qenë mjaft të shpeshta kohëve të fundit.

“Tokyo” mbetet kënga e fundit, që erdhi në bashkëpunim me të dashurin e saj, Sin Boy. /Telegrafi/