E intensivisht gjurmon pas një personaliteti adekuat për funksionin e ri- përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, ndërsa kandidat më serioz është shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçak, njofton “Veçernje Novosti”.

Sipas gazetës, qëllimi i BE-së është para së gjithash të zbutet ndikimi i SHBA-së në rajon.

“Novosti” duke u thirrur në burime mirë të informuara, thekson se Lajçak në fillim të javës lidhur me këtë funksion, ka pasur takim dyorësh me shefin e ardhshëm të diplomacisë evropiane, Zhozel Borel.

“SHBA-ja ka dy përfaqësues special për Ballkanin perëndimor, ndërsa ne asnjë. Prandaj dhe kështu nuk shkon”, kinse ka deklaruar Lajçak, duke aluduar në ngadalësimin e zgjerimit, ndërsa e gjithë kjo shkaku i largimit të madh të rajonit nga BE, thekson gazeta serbe.