Edhe 30 dridhje me epiqendra në Durrës, Shqipëri, janë regjistruar deri tani  pas dridhjes së fuqishme në mëngjes në orën 2:54 me intensitet prej 6,4 ballë, sipas Rihterit.

Sipas raporteve të mediave shqiptare, në dridhjet jetët i humbën  të paktën gjashtë persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar. Është shkaktuar edhe dëm i madh material.

Dridhja më e fuqishme nga seria e tërmeteve ishte ndjerë edhe në Maqedoninë  e Veriut. Observatoria sizmike pranë Fakultetit matematiko-natyror kumtoi se dridhja është ndjerë me intensitet prej V ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane në Ohër, Strugë, Dibër, Gostivar, Tetovë, IV-V ballë në Shkup, Kërçovë, Manastir me intensitet prej III-IV ballë në pjesët lindore të vendit.