Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovc- Shtip-Kërçovë- Ohër, të njohur si rasti “Trajektorja”.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Goran Boshevski, ndërsa përfaqësues i akuzës është Lile Stefanova.

Rasti udhëhiqet kundër ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtorit të NP “Rrugë shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i shfrytëzuan dhe i tejkaluan autorizimet e tyre. Me atë i shkaktuan dëm buxhetit prej së paku 155 milionë eurove.