Në Gjykatën Themelore Publike në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill 2012, i njohur si rasti “Monstra”.

Rasti gjendet në procedurë dëshmie dhe lexohen SMS- porosi dhe transkripte tjera, të propozuara si dëshmi shtesë të Prokurorisë.

Seanca e kaluar është anuluar për shkak të rastit të vdekjes të një të afërmi të porotës.

Për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill 2012, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Acovski dhe Aleksandar Naqevski, gjegjësisht peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi e Haki Aziri, si dhe Sami Luta.

Këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa si përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut në vitin 2017 i shfuqizoi këto vendime, dhe i liroi nga paraburgimi të akuzuarit e apostrofuar. Të njëjtëve brenda kohë ju shqiptoi masa të kujdesit se nuk guxojnë të largohen nga vendbanimi (qyteti). Pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme, lëndën e mori përsipër ta përfaqëson ish-Prokuroria Speciale Publike. Ndërsa, më herët hetimet për këtë vepër i zhvilloi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion.