Vazhdojnë me dinamikë të lartë punimet për rekonstruimin e vitrinave të dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit në suaza të projektit për revitalizimin e saj. Për realizimin cilësor të procesit të punës, Komuna e Çairit po përkujdeset përmes koordinatorit të projektit Xhavit Gashi.

Jemi të përkushtuar në vazhdimësi që të ruajmë pamjen autentike të këtij vendi të lashtë si vlerë e trashëgimisë sonë kulturore dhe të shtrijmë dorën e ndihmës ndaj zejtarëve dhe tregtarëve të kësaj zone.