lternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, mbrëmë ka vazhduar me takimet e saja, ku sonte ka bashkëbiseduar me banorët e komunës Saraj.

Në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, temë kryesore e bisedës ishte platforma sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualiteti politik në vend.

Në vazhdën e këtyre takimeve, Alternativa si parti e qendrës së djathtë – është promotore e odës dhe vatrës shqiptare. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

#VatrajonëAlternativajonë

______________________________________________________________________________________________________

Shkurt Shqip këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.