Një pacient i infektuar me koronavirus është rikuperuar pas marrjes së remedicivir-it eksperimental.

– Ne kemi personin e parë që shërohet pasi të mjekohet me një ilaç eksperimental.
Trajtimi i pacientit 79-vjeçar filloi në 7 Mars dhe tashmë është negativ në dy teste të koronavirusit. Pacienti do të kthehet së shpejti në Lombardi – tha Matteo Bastetti, primarius në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ne San Martino në Xhenova.

Bassetti theksoi se të gjithë mjekët ishin shumë të kënaqur sepse ilaçi dukej të ishte i suksesshëm. Bassetti shtoi se ata kanë më shumë pacientë të trajtuar me të njëjtin ilaç.

Ministria italiane e Shëndetësisë ka aprovuar një test të kafshëve për vaksinën e parë kundër koronavirusit, raportoi agjensia e lajmeve ANSA.

Vaksina e provës u zhvillua në laboratorët e Takis dhe është vaksina e parë në Evropë.