Ukraina çdo ditë po ballafaqohet me shumë sulme kibernetike, ndërsa pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Rusia, deklaroi ministri i Mbrojtjes Andrej Zagorodnjuk në forumin ndërkombëtar për çështje sigurie në Halifaks.

Sipas informacioneve të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes, ky problem shpesh haset kur bëhet fjalë për teknologjitë informatike, të cilat pasqyrohen ndaj sigurisë të të dhënave të objekteve të rëndësishme infrastrukturore.

Ministri ukrainas u bëri thirrje shteteve të NATO-s të luftojnë kundër sulmeve kibernetike.

Para një jave sekretari i Këshillit të sigurisë nacionale dhe mbrojtjes të Ukrainës deklaroi se vendi i tij është bërë “terren për testim” të sulmeve kibernetike ruse. Ato paraqesin rrezik jo vetëm për Ukrainën, por edhe për shtetet anëtare të NATO-s dhe BE-së, sepse në të ardhmen pritet të orientohen pikërisht kundër vendeve të Bashkimit Evropian.