Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor për pije tregojnë rezultatet e analizave të Sektorit për kontroll sanitar, të kryera në periudhën  18-22  të këtij muaji, informojnë nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën  nga 18.11.2019 deri në 22.22.2019 merr 186 mostra për analizë fizike-kimike dhe 186 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 39 stacione matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marrura nga hulumtimi,  të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa të sigurisë dhe cilësisë të ujit për pije”, citohet në kumtesën.

Nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup informojnë se raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije është marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin  për kontroll sanitar, i cili në tërësi është laboratoria e parë në shtet  i cili e akrediton punën e tij sipas standardit ICO17025:2018