Drejtoresha e Teatrit Popullor të Maqedonisë, Simona Ugrinovska, sot për MIA-n, deklaroi se ashpër e dënon incidentin, i cili ndodhi të premten, gjatë shënimit të Ditës së Alfabetit Shqiptar.

Ajo potencoi se për shënimin e kësaj ditë kanë qenë të paraparë një varg ngjarjes, duke theksuar se përfaqësuesit qeveritar distancohen nga shkaku se ata nuk kanë qenë të përfshirë në ngjarjen ku ka ndodhur incidenti.

Ndryshe, Qeveria, respektivisht Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive, ka qenë organizatore e manifestimit qendror – Akademi solemne me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit Shqiptar, përderisa ngjarja ku ka ndodhur incidenti ka qenë e paralajmëruar si pjesë e ngjarjeve për shënimin e kësaj date.

“Ngjarja e dytë as që u paralajmërua se do të jetë në aso përmasa. Ishte paralajmëruar se do të ketë prezantim të një dokumentari, me arsyetim të njëjtë – Dita e Alfabetit Shqiptar. Ne nuk kishim njohuri deri në momentin e fundit se dokumentari nuk është në kontekst të shënimit të Ditës, por është një temë krejtësisht tjetër dhe aspak nuk kishim dijeni se janë ftuar tifoz të klubi futbollistik”, theksoi Ugrinovska.

Ajo informoi se në TPM së shpejti do të arrijë krim teknikë për kryerjen e kontrollit.