Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Divizionit D në Ligën e Kombeve.

Kjo ndeshje e rëndësishme për dy kombëtaret do të zhvillohet më 26 mars të vitit 2020.

Fituesi i këtij dueli do të kaloj në finalen e Ligës së Kombeve ku përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër Gjeorgji – Bjellorusi.

Maqedonia e Veriut do ta pres Kosovën në stadiumin ‘Toshe Proeski’ në Shkup, stadium që ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve.

Mediumi maqedonas ‘Sport’, ka shkruar se UEFA ka vendosur që për këtë takim t’i ndajë 8% të biletave për tifozët nga Kosova.

Kësisoj Dardanët do t’i kenë në dispozicion tre mijë bileta për këtë ndeshje të rëndësishme.

Gjithsesi në Maqedoni shkruajnë se do të ketë regjim special në shitjen e biletave për tifozët vendas.