Prej nesër do të jetë në funksion  ueb platforma e unifikuar për mësim në distancë prej në shtëpi për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Linku për e-shkollën është www.eduino.gov.mk  dhe e përgatit Zyra për  zhvillim të arsimit në bashkëpunim  me UNICEF pas  shembullit të  platformave  efikase për mësim në distancë që shfrytëzohen  në rajon, para se gjithash në Kroaci.

“Platforma do të ofrojë video-leksione përkatësisht  përpunim  të njësive të medodës për të gjitha klasat dhe të gjitha lëndët obligative. Ato do të zgjasin  nga 15 minuta dhe do të shoqërohen me  prezanzim, tregim dhe sqarim  nga mësimdhënësit që do të paraqitet për atë qëllim. Tashmë janë njoftuar të gjitha  shkollat fillore dhe të mesme për platformën  e mësimit  nga distanca dhe deri tani  janë paraqitur rreth 600 mësimdhënës, ndërsa interesimi  i tyre rritet çdo ditë”, tha në konferencën për shtyp ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.

Te të gjitha shkollat janë dorëzuar  formularë dhe video-udhëzime për përgatitjen e video-leksioneve. Ademi kumtoi se ka  raportuar për mbi 1000  leksione, ndërsa kanë arritur rreth 400. Ato kontrollohen në përmbajtje dhe bëhet kujdes të mos  përsëriten në mënyrë tematike. Pret në mënyrë drastike të rritet numri i aplikacioneve në ditët në vijim.

Kjo e-shkollë  është masa më e re e Qeverisë sepse, siç tha Ademi, e qartë është se së shpejti  nuk do të vazhdojë  mësimi i rregullt, por ajo nuk do të thotë, tha ai, se në tërësi  do të ndërpritet  procesi edukativo-arsimor dhe se ky vit duhet të  shpallet i përfunduar.

Kumtoi edhe për dekretet e sjellura  në seancën e mbrëmshme të Qeverisë për institucionet  nga të gjitha nivelet arsimore – arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë dhe për institucionet shkencore publike të organizojnë  mësim elektronik prej në shtëpi,  për çka vetë do ta zgjedhin  mënyrën dhe formën  e mësimit në distancë, si platforma  të video-konferencave, postë elektronike dhe mjete tjera  të ndryshme dhe vegla që sigurojnë  komunikim  dykahësh mes nxënësve/studentëve dhe mësimdhënësve/profesorëve. Mësimdhënësit do të realizojnë mësim, do të organizojnë trajnime, testime, kontrolle  dhe vlerësim objektiv të njohurive të nxënësve.

Ministri përkujtoi në masat tashmë të sjellura për mësim prej në shtëpi,  platformat e rekomanduara  dhe aplikacionet falas për shfrytëzim, në bashkëpunim me UNICEF dhe sektorin qytetar,  intensifikimi i programit TV-shkolla nga dy orë e gjysmë çdo ditë në RTVM, me 15 minuta leksione për të gjitha lëndët e shkollës fillore nga klasa e parë deri në të nëntën, si dhe emisionet dhe tregimet për fëmijët e moshës parashkollore.

Në pyetjen e gazetarëve për qasjen në internet dhe kompjuter, Ademi u përgjigj se tërë territori i shtetit është i mbuluar  me internet dhe se  për onlajn mësim  nuk duhet të ketë teknologji të mençur. Megjithatë, tha, sfida me IT-pajisjen  është më e madhe për nxënësit  e arsimit fillor dhe të mesëm se sa për studentët  dhe nëse ka probleme duhet të paraqiten. Megjithatë theksoi se kushtet janë të jashtëzakonshme, por azhurnim arsimor duhet të ketë, për çka janë sjellur edhe dekretet të cilat sigurojnë bazë juridike.

Në lidhje me atë se si do të vlerësohen nxënësit onlajn, Ademi tha se  në  dekretet për të gjitha nivelet arsimore parashikohet  që mësimdhënësit  mund t’i vlerësojnë , ndërsa për mënyrën Zyra për zhvillim të arsimit  tashmë  përgatit udhëzime dhe rekomandime për të gjithë mësimdhënësit.