Presidenti i SHBA-së Donald Tramp paraqet njërin ndër sfidat më të mëdha për Bashkimi Evropian sepse lutet për shkatërrimin e Bashkimit Evropian, deklaroi sot kryetari i Këshillit evropian Donald Tusk.

Trampi e përshëndeti vendimin e Britanisë së Madhe që ta braktisë BE-më, duke e kualifikuar Evropën si “armik” tregtar”, Trampi, gjithashtu, e ka sjellë në pikëpyetje edhe aleancën mbrojtëse transatlantike – NATO-n.

“Për herë të parë në histori ekziston president amerikan i cili haptazi  kundërshtohet në Evropën e bashkuar. Ai e mbështet Bregzitin dhe lutet për shkatërrimin e Bashkimit Evropian”, tha Tusku në intervistën për javoren gjermane “Cajt”.

Tusku e përshkroi Trampin si  të vendosur që ta dobësojë BE-në dhe tha se mundet të jetë  sfida më e vështirë për organizim.