Turqia goditi një aeroplan ushtarak sirian të martën mbi veri-perëndim të Sirisë, ku luftimet janë intensifikuar ditët e fundit, duke i afruar forcat turke dhe ruse në konflikt të drejtpërdrejtë në betejën rreth fundit të Sirisë, të mbajtur ende nga rebelët.  

Ishte Turqia që me aeroplanë sulmoi caqet e mbajtura nga përkrahësit e qeverisë siriane të Bashar al- Asad, duke bërë që tensionet të rriten edhe më shumë në shtetin tashmë thuajse të shkatërruar nga luftërat, transmeton Telegrafi. Turqia anëtare e NATO-s mbështet rebelët, ndërsa Asad mbështetet në aleatin e tij të superfuqisë Rusi.

Ministria turke e mbrojtjes tha gjithashtu tha se shumë ushtarë të saj janë vrarë  dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë sulmeve të forcave të qeverisë siriane në rajonin Idlib në veriperëndim të Sirisë. Me vdekjen e fundit, numri është rritur në 57 ushtarë turq të vrarë në konfliktin në rajon pasi Turqia dërgoi mijëra trupa dhe pajisje ushtarake atje muajin e kaluar për të mbështetur rebelët që luftonin forcat e qeverisë siriane.

Ministria e mbrojtjes tha se 82 objektiva të ushtrisë siriane u goditën pas sulmit ndaj forcave turke dhe vazhduan të ishin nën zjarr. Nuk specifikoi saktësisht se ku ose kur ndodhi sulmi.

Të martën, përfaqësuesi special i SHBA për rajonin tha që SHBA është e gatshme të japë municionin e Turqisë aleate së bashku me ndihmën humanitare në veri-perëndim të Sirisë, ku Ankaraja është në një situatë thellimi tensionesh me Rusinë.

Duke iu drejtuar reporterëve në provincën kufitare të Hatay të Turqisë, James Jeffrey tha që Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë që pajisjet e prodhuara nga SHBA të jenë gati për ushtrinë turke.

Ambasadori amerikan në Turqi, David Satterfield, tha në të njëjtën informatë se Uashingtoni po shqyrton një kërkesë për mbrojtje ajrore.

Fjalët mbështetëse erdhën ndërsa luftimet u intensifikuan përtej kufirit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka planifikuar të takojë homologun rus Vladimir Putin të enjten pas bisedimeve javore midis delegacioneve të tyre, që deri më tani nuk kanë arritur të bien dakord për armëpushim.