“Eksponentët e Alternativës kanë dashur të më futin edhe mua në lojën e tyre të manifestimeve fetare – Shiite, mirpo unë si lider kombëtar e kisha qëllimin për t’i zbuluar aktivitetet e tyre pasi që një kohë kemi qenë të afert me ta”, thekson Thaçi. Ai ka hedhur akuza edhe për keqpërdorimin e fondeve të mëdha që Altnerativa i merr nga Irani dhe Turqia, sipas tij. “Shtëpia botuese Logos-A boton libra fetarë dhe gjithmonë përkthyes dhe recenzentë të librave janë eksponentët e Altnernativës, duke e përfshirë Afrim Gashin. Janë botime që kapin vlerën e 5 milion eurove, fonde të dyshimta që vijnë nga lindja”, tha Thaçi. I pyetur për lidhjet e tij më presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Thaçi ka treguar se ka qenë shumë i afërt me të, që nga koha kur ka qenë në opozitë, mirpo që këtë miqësi e ka prishur për arsye kombëtare. “Unë kam qenë i afërt me Presidentin e Turqisë, Erdogan. Në vitin 2011 më është ofruar që të zbatojmë politikat dhe interesat e Turqisë në Maqedoni, mirpo unë nuk kam pranuar”, përfundon Thaçi.