Agjencia për menaxhim me situatat e jashtëzakonshme e Turqisë (AFAD) kumtoi se Shqipëria do të dërgojë ekip për mbështetjen e operacioneve për kërkim dhe shpëtim pas tërmetit që e ka goditur vendin sot herët në mëngjes, njofton agjencia Anadolia.

“Në Shqipëri do të dërgojmë tre automjete, ekipe nga Ministria e Shëndetësisë dhe një aeroplan i cili i përket shtatmadhorisë, për mbështetjen e aksioneve për kërkim dhe shpëtim të Shqipërisë pas tërmetit”, thuhet në kumtesën e AFAD.

Shqipëria në orët e hershme të mëngjesit u godit një tërmet i fuqishëm  në të cilin jetën e kanë humbur nëntë persona, ndërsa qindra të lënduar, dhe është shkaktuar edhe dëm material në shumë qytete në vend.