Të dashur qytetarë të Komunës së Çairit, para pak kohësh në komunën tonë u vendosën shtëpiza për të shpërndarë libra në mes nesh.

Për fat të keq këto shtëpiza po keqpërdoren. Në vend se të vendosen libra, ato po përdoren për hudhjen e mbeturinave të ndryshme. Kjo reflekton shumë negativisht!

Ju lutem respektojeni pastërtinë e Komunës dhe ti përdorim shtëpizat për funkcionin që e kanë – shpërndarje librash!