Autoritetet irakiane sot bënë të ditur se kanë humbur jetën tre protestues, ndërsa 35 janë plagosur në një përplasje me forcat e sigurisë në Irakun jugor.

Në Karbala dje humbën jetën dy protestues pasi policia përdori municion të gjallë, ndërsa një nga protestuesit humbi jetën nga lëndimet nga gazi lotsjellës.

Protestat po mbahen në Bagdad, dhe kryesisht në Irakun shiit, në pjesën jugore. Protestuesit e akuzojnë qeverinë shiite për korrupsion dhe ankohen për shërbimet e këqija publike dhe papunësinë e madhe.

Të paktën 350 persona humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur që nga fillimi i protestave në Irak që nga një tetori, protestat më të mëdha në historinë moderne të Irakut.

Në Bagdad mbrëmë njëkohësisht jehuan tri shpërthime në të cilat humbën jetën tre persona, ndërsa janë lënduar më shumë se dhjetë persona.

Protestuesit edhe sot i bllokuan rrugët mes Karbalas dhe Bagdadit. Situata e njëjtë është edhe në Basra, ku për shkak të rrugëve të bllokuara është zvogëluar aktivitetit tregtar  për 50 për qind.