Procesi i transferimit të të punësuarve nga sektori publik në atë privat do të fillojë pas përfundimit të zgjedhjeve sepse në periudhën parazgjedhore janë të ndaluara çfarëdo lloj zhvendosjesh në administratë, paralajmëroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Ai thotë se do ta shqyrtojnë propozimin e Konfederatës së sindikatave të lira, paratë që shteti planifikon t’ua paguajë biznesmenëve të cilët do të marrin punonjës administrate, t’i jepen Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe të sillet ligj për pensionim të parakohshëm me çka do të ulej numri i administratës.

“Propozimin e KSL-së do ta shqyrtojmë, deri më tani janë thirr takime të shumta ku nuk e prezantuan, por do ta shqyrtojmë dhe do të përgjigjemi në mënyrë adekuate”, tha Mançevski në konferencën për shtyp në Qeveri.

Për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 12 prill të këtij viti, sqaroi, me ligj është ndaluar të bëhet çfarëdo lloj  zhvendosje e të punësuarve. Pakot i definuam, i prezantuam në opinion, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve do të fillojë ai proces. Është pak më ndryshe intenca e këtyre propozimeve sepse ja, edhe përkundër takimeve me temë gjatë gjysmë viti, tani del ndonjë propozim. Në rregull, do ta shqyrtojmë, siç edhe themi çdoherë, jemi të hapur për të gjitha propozimet”, tha Mançevski.

Siç potencoi, në periudhën parazgjedhore nuk mund të krahasohen as rezultatet nga analizat ligjore, siç është analiza funksionale për inspektoratet. Ende nuk ka përfunduar analiza funksionale me të cilën duhet të bëhet riorganizimi i plotë i institucioneve.

“Që të ndryshojë diçka në cilin do institucion, përkatësisht të bashkohet, hiqet apo të vendoset diçka e re, duhet të ndryshohet Ligji për organizim të organeve në administratën shtetërore, i cili miratohet me shumicë prej dy të tretave, e më pas do të harmonizohen edhe ligjet individuale”, përkujtoi Mançevski.

Ai para një muaji pati takim me përfaqësuesit e sindikatave për pesë modelet e riorganizimit të mundshëm të të punësuarve në administratën publike.

Njëri propozim është të punësuarit nga sektori publik në atë privat, me atë që ndërmarrja private do të ofronte rroga më të larta për të punësuarit, ndërsa shteti në një periudhë të caktuar kohore do t’i paguante kontributet. Në obsion janë edhe pako për rikualifikim të të punësuarve nga sektori publik në atë privat, në pajtim me nevojat që i parashtruan përfaqësuesit e sektorit privat, odat ekonomike dhe Agjencinë për punësim. Ka pako edhe për kompensim sipas vullnetit të vet të punësuarve që dëshirojnë ta braktisin sektorin publik, si dhe propozim për rikualifikim për nevoja të brendshme dhe riorganizim të brendshëm. .