Presidenti amerikan Donald Tramp i dërgoi mbrëmë letër kryetarit të Senatit lidhur me anëtarësimin e Maqedoninë së Veriut në aleancën ushtarake NATO.

Në letër thuhet se hyrja e vendit tonë në NATO nuk do të ketë efekt të rritjes së përqindjes  në pjesën e SHBA-së në buxhetin e përgjithshëm të NATO-s.

“Inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk e ulë aftësinë e SHBA-së që t’i plotësojnë detyrimet e tyre ushtarake jashtë rajonit Atlantik të Veriut”, theksoi Tramp në letër.