Pas tërmetit me 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale, banorët në Laç po përballen më një tjetër vështirësi.

Qytetarët të cilët të vendosur në çadra strehimi që janë vendosur nga bashkitë e qyteteve përkatëse, kanë vështirësi nga reshjet e shiut.

Mësohet se në këto momente kanë nisur reshjet e shiut në qytetin e Laçit, të cilat kanë krijuar mjaft probleme në çadrat e banorëve të prekur nga tërmeti.

Sipas informacioneve, uji ka depërtuar nën çadra, banorëve po ju lagen rrobat dhe dyshekët, pasi sasia e ujit është përhapur në të gjithë hapësirën e çadrave.