Skena dramatike janë regjistruar ditët e fundit në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë, ku mijëra emigrantë sirianë kanë mbetur të bllokuar.

Zjarri, tymi dhe gazi lotsjellës kanë dominuar vijën kufitare mes vendeve, pasi forcat greke janë përpjekur të zmbrapsin një fluks të madh emigrantësh nga Siria që duan të futen në Evropë.

Nga ana e tyre, refugjatët deklarojnë se janë dhunuar mizorisht nga policia greke, pasi janë rrahur dhe janë detyruar të qëndrojnë pa veshmbathje, në temperatura shumë të ulëta.

Ata po ashtu shprehin zemërimin e tyre ndaj presidentit Erdogan, për të cilin thonë se iu ka dhënë shpresa të rreme për një jetë të re në Europë, duke i lejuar ata që të largohen nga Turqia.